Rruga & Orari
Itinerari zyrtar i Mini Maratonës së Shkodrës më 4 Tetor 2026 — nga Sheshi para Bashkisë deri te finishi në të njëjtin vend.
Itinerari në hartë
Zgjidhni distancën për të parë itinerarin, nisjen/finishin, pikat e Policisë dhe stacionet e ujit.
Itinerari i Gares
Nisja — Sheshi para Bashkisë
Nisja nga Sheshi para Bashkisë Shkodër, në rrugën "13 Dhjetori".
Bulevardi "Zogu I"
Vazhdimi përgjatë rrugës "13 Dhjetori" dhe kalimi në Bulevardin "Zogu I" deri tek rrethrrotullimi.
Bulevardi "Mehmet Pashë Plaku" & Gjuhadol
Vazhdimi në Bulevardin "Mehmet Pashë Plaku", kthim dhe kyçje në anën e majtë të rrugës "Gjuhadol".
Rruga "Qemal Draçini"
Vazhdimi në rrugën "Qemal Draçini" dhe kalimi pranë rrethrrotullimit të Bulevardit "Zogu I".
Kthimi drejt qendrës
Kthimi drejt qendrës së qytetit përgjatë itinerarit zyrtar të shenjëzuar nga organizatori.
Finish — Sheshi para Bashkisë
Finishi në Sheshin para Bashkisë Shkodër, rruga "13 Dhjetori".
Programi Zyrtar
Orari zyrtar për 4 Tetor 2026. Oraret mund të ndryshojnë; për çdo ndryshim do të njoftoheni me email.
| Ora | Aktiviteti |
|---|---|
| 08:00 – 09:00 | Regjistrimi dhe përgatitja e atletëve për garë |
| 09:00 – 09:15 | Ceremonia zyrtare e hapjes së aktivitetit |
| 09:30 | Starti i garës 2.5 km për të dyja kategoritë: 10–15 vjeç dhe 16–18 vjeç |
| 10:00 | Starti i garave 5 km dhe 10 km |
| 11:30 | Ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit |
| 12:15 | Ceremonia zyrtare e mbylljes së aktivitetit |